Edon Zhegrova
Pas duelit me Pafos në Champions League, aty ku Juventus fitoi me rezulatin 2-0. Ndeshje në të cilën sulmuesi shqiptar, Edon Zhegrova luajti për herë të parë titullar tek Juventusi. Nga ana tjetër lojtarët kanë gjetur pak kohë që të shijojnë suksesin e fitores nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kjo në fakt është kuptuar edhe nga një foto e postuar në rrjetet sociale. Në të cilën shihet sulmuesi shqiptar Edon Zhegrova dhe mesfushori sulmues Kenan Yildiz, të dy këta të shoqëuar edhe nga miq të tjerë në një darkë së bashku.
Nga ana tjetër “djemtë” e “Zonjës së Vjetër” nesër në transfertë i pret sfida e radhës kundër Bologna-s, e cila do të luhet në orën 20:45.
Edon Zhegrova dhe Kenan Yildiz duke darkuar
Poll
