
Locatelli, ish-i Milanit
Në takimin e mbyllur 0-0 midis Juventusit dhe Milanit ka vendosur të flasë një ish. Bëhet fjalë për Locatellin.
Shumë e mbajnë mend kur i shënojë Juves me fanelën e ‘Djajve” veshur. Mirëpo, italiani është rikthyer tek skuadra nga doli. Për takimin klasik të ligës italiane, ai shprehet se taktikat mbrojtëse mbizotëruan.
“Ishte një ndeshje sfilitëse. Të luash kundër Milanit është gjithnjë e vështirë. Më shumë u fokusuam të mos pësonim sesa të shënonim. Si Juventus patëm raste të pakta, por nuk i shfrytëzuam as ato.
Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Por sa i takon taktikave mbrojtëse. Mendoj se skemat mbizotëruan më shumë në këtë takim të fortë.”, u shpreh Manuel Locatelli, futbollist i ‘Zonjës së Vjetër’.
Poll