
Christian Panucci
Christian Panucci vijon të mbetet i papunë që prej largimit nga Kombëtarja shqiptare, por nuk është larguar nga futbolli. Ish-tekniku i kuqezinjve ka dhënë një intervistë së fundmi për sfidën mes Juventusit dhe Milanit.
“Fillimi i ndeshjes ishte mjaft zhgënjyes për të dyja palët, ritmi ishte i ngadaltë, ekipet shumë të ngadalta për të lëvizur topin. Megjithatë, kur minutat kalonin, Milani arriti të gjente më shumë thellësi dhe tregoi disa ide interesante sulmuese.
Megjithatë, ishte një lojë e dobët nga pikëpamja teknike. Mendoj se Milani do të kishte merituar më shumë se një pikë pas asaj paraqitje”, u shpreh Panucci.
Poll