Igli Tare
Cristian Brocchi ka folur së fundmi për gjendjen që po kalon Milani momentalisht. Mes shumë fjalëve, ish-mesfushori i “Djallit” ka lavdëruar edhe punën e drejtorit sportiv, Igli Tares.
Në fjalët e tij, Brocchi ka thënë se shqiptari Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë bërë një punë fantastike. 50-vjeçari ka theksuar se Igli Tare ka qenë vendimtar me lëvizjet që ka bërë në merkato.
“Allegri dhe Tare kanë bërë një punë fantastike: drejtori sportiv ka qenë vendimtar në çimentimin e grupit dhe në rikthimin e emocioneve te tifozët, si një rikthim në Ligën e Kampionëve. Atje duhet të jetë Milani”, është shprehur Brocchi.
Poll
