Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-futbollisti italian nuk kursen lojtarët e Juventusit: S’janë për atë klub dhe atë fanellë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-futbollisti italian nuk kursen lojtarët e Juventusit: S’janë
Nicola Ventola

Juventus nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit, ku u eliminua nga Kupa e Italisë dhe Champions League. Shumë “zëra” analistësh në Itali kanë qenë kritikë, të cilavë u është shtuar edhe Nicola Ventola.

Ish-futbollisti italian ka folur me “tone të ashpra” në lidhje me lojtarët e Juventus. Ventola thotë se futbollistët që luajnë momentalisht për “Zonjën e Vjetër”, nuk e meritojnë atë fanelë.

“I kam parë disa herë kur kanë qenë mirë dhe kur janë në formë arrijnë të sulmojnë me intensitetin e tyre më të madh dhe me praninë e çdo lojtari Megjithatë, vazhdimisht shoh se ata humbasin cilësi. Unë mendoj se lojtarët që ka për momentin Juventusi, në fakt nuk janë fare për Juventusin”, është shprehur Ventola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga