Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi “TËRBOHET” me Asllanin, shqiptari rrezikon t’i mbetet në “derë” zikaltërve

Shkruar nga NEWSPORT
Interi “TËRBOHET” me Asllanin, shqiptari rrezikon t’i
Kristjan Asllani

Situata mes Interi dhe Kristjan Asllanit ka prekur fundin. “Gazetta dello Sport” raporton se bordi i klubit zikaltër i është sosur durimi me pretendimet e mesfushorit shqiptar.

Real Betis është i vetmi ekip që ka bërë hapa konkret në lidhje me transferimin e elbasanasit (15 milionë euro), por ky i fundit refuzoi kalimin në Spanjë për shkak të familjes. 23-vjeçari ia ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron të largohet nga Italia.

Por Interi është “tërbuar” nga ky qëndrim, pasi Fiorentina dhe Bologna e duan shqiptarin me formulë huazimi. Nëse ngërci nuk merr zgjidhje, rreziku është i madh që Asllani ti mbetet në “derë” skuadrës së Chivu-s edhe për sezonin e ardhshëm.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga