Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

SERIE A/ Interi përmbyset nga Udinese në shtëpi, Hysaj merr minuta në fitoren e Lazios

Shkruar nga NEWSPORT
SERIE A/ Interi përmbyset nga Udinese në shtëpi, Hysaj merr
Udinese

Interi ka pësuar humbjen e parë të sezonit që në javën e dytë të Serie A. Zikaltrit u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Udinese me përmbysje me rezultatin 2-1 në “Giuseppe Meazza”.

Fillimisht për Interin shënoi Dumfries, me zikaltrit që flirtuan me golin. Ndërsa Udinese gjeti avantazhin me Davis falë një penalltie. Goli që i shkaktoi humbjen Interit u shënua nga Atta në fundin e pjesës së parë.

Lazio arriti të marrë fitoren e parë në kampionat pasi mposhti Veronën me rezultatin e thellë 4-0. Kryeqytetasit e Italisë shënuan tre herë në pjesën e parë me Guendouzi, Zaçagni dhe Castellanos. Ndërsa në pjesën e dytë shënoi Dia. Kishte minuta edhe për Elseid Hysajn i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 86-të.

Poll

Lexo gjithashtu