
Granit Xhaka & Aleix Garcia
Rrugët e Interit dhe Hakan Calhanoglu pritet të ndahen në fund të këtë merkato vere. Mesfushori turk është shumë pranë largimit nga zikaltrit për t’u bashkuar me Galatasarayn.
Calhanoglu do lërë një boshllëk të madh në mesfushë tek Interi, ndërsa këta të fundit po përgatiten ta zëvendësojnë. Prej kohësh, Interi po ndjek Nicolo Rovellën e Lazios, Edersonin e Atalantës dhe Stiller të Stuttgart.
Por siç raportojnë mediat italiane, në listën e drejtuesve të Interit është edhe Aleix Garcia. Mesfushori spanjoll ka tipare të ngjashme me Calhanoglu në fushën e lojës dhe preferohet nga italianët.
Poll