Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inter përgatit revolucionin! Drejtuesit ia nisin me mesfushën, piketojnë yllin e Romës

Shkruar nga NEWSPORT
Inter përgatit revolucionin! Drejtuesit ia nisin me mesfushën,
Inter

Tek Interi janë të bindur se ka ardhur momenti për ndryshime të rëndësishme, teksa drejtuesit kanë bërë studimet e para lidhur me afrimet e merkatos së verës.

Zikaltërit duan të rifreskojnë mefushën, pasi një pjesë e futbollistëve që i përkasin këtij reparti nuk kanë rinovuar ende kontratën e me gjasë, do të largohen në fund të sezonit për t’i bërë vend emrave të tjerë që mund të përmirësojnë lojën e skuadrës së drejtuar nga Chivu.

Kështu, në orbitën e kryesuesve të kampionatit ka përfunduar Manu Kone i Romës, objektiv i fiksuar që prej vitit 2025. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Inter do të përpiqet të bëjë një tjetër tentativë për të rrëmbyer francezin nga “Giallorossi”.

Statusi i të paprekshmëve nuk ekziston më në radhët e ish-finalistëve të Championsit, pasi e ardhmja do të vlerësohet për të gjithë futbollistët, duke lënë mënjanë emra si Lautaro Martinez dhe Pio Esposito.

Poll

Lexo gjithashtu