
Igli Tare
Pak më parë, Milani ka bërë të ditur emrin e drejtorit të ri sportiv. Është ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ai që ka marrë këtë detyrë tepër të rëndësishme në kampin kuqezi.
Lajmin e bëri të ditur pak më parë Milani përmes një postimi në faqen zyrtare. Për detyrën e re tek 7 herë kampionët e Europës. Igli Tare është uruar dhe nga ish-klubi i tij, Flamurtari.
“Flamurtari Football Club , i uron Igli Tare suksese ne detyren e re si drejtor sportiv i AC Milan.”, shkruan klubi i Superiores në faqen zyrtare. Igli Tare ka qenë pjesë e vlonjatëve përpara se të bëhej një futbollist profesionist.