
Zbarkimi i Luka Modric në Milano është çështje kohe. Sipas “MilanNwes”, “veterani” e ka zgjedhur klubin ri dhe ai është Milani. Duket se drejtori sportiv i kuqezinjëve ka arritur të bindë mesfushorin. Vizitat mjekësore dhe prezantimi do të bëhet të hënën.
Modric ka preferuar të zgjedh klubin e ri dhe më pas të shkojë me pushime verore pas impenjimit në Botërorin e Klubeve me Real Madrid. Kontrata do të jetë 1 vjeçare me Milanin, pra deri në verën e vitit 2026.
Eksperienca e 39 vjeçari vlerësohet tej mase nga Tare dhe Allegri, ata besojnë se “plakushi” kroat mund të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave, në një periudhe kur Reijnders dhe Theo Hernandez janë larguar, duke krijura hendek në ekip.