
Ekipi i Milanit po ecën me ritëm të ngadaltë në merkaton e verës, por i sigurtë. Pas nënshkrimit me Pervis Estupinan, Igli Taren ka përgatitur transferimin e 3 lojtarëve të tjerë të rëndësishëm në reprate të caktuar. I pari është Ardon Jashri.
Futbollisti me origjinë shqiptare ka kohë që është në “radarët” e Milanit, por duket se “saga” po shkonë drejt një fundi të lumtur për kuqezinjtë e Allegrit. Më pas fokusi pritet të kalojë te Guela Doue, mbrojtësi i krahut te Strasbourg.
Milani ka disa alternativa se si mund të arrijë të firmosur me talentin francez. Nga huazimi e deri te blerja përfundimtare janë variantet. Emri që i vë kapak projektit të Massimilliano Allegrit është Dusan Vlahovic.
Bomberi serb është i padëshiruar në Torino, kështu që situata flet në favor të Milanit, shto faktin që Allegri ka punuar më herët me Vlahovic.