
Dusan Vlahovic
Milani është aktualisht në kërkim të një qendërsulmuesi, pasi disponojnë vetëm Santiago Gimenezin. Në listën e kuqezinjve ka qenë prej kohësh Dusan Vlahovic.
Por siç raportojnë mediat italiane, Igli Tare ka hequr dorë përfundimisht për të nënshkruar me sulmuesin serb. Në listën e drejtorit sportiv të Milanit tashmë është shkruar emri i një prej sulmuesve të Manchester United.
Bëhet fjalë për Rasmus Hojlundin që mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” për 30 deri në 35 milionë euro. Ky i fundit nuk është më në planet e klubit britanik, duke parë dhe afrimin e fundit që quhet Benjamin Sesko.
Poll