Rafael Leao mund të jetë në muajit e fundit tek Milani, pasi shumë shpejt drejtuesit do të ulen me agjentin e tij për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit.
Portugezi është në rënie të lirë të formës dhe nuk ka shfaqur më potencialin e dikurshëm me të cilin ishin mësuar kuqezinjtë, ndaj ofertat që do të trokasin në derën e sulmuesit nuk do të injorohen.
Së fundmi, dy gjigantët e Premier League kanë bërë sondazhet e para për të kuptuar shanset e tyre nëse mund të afrojnë Leaon në gjirin e tyre në dritaren e ardhshme të transferimeve dhe fjala është për Manchester United dhe Liverpool.
Golat me "pikatore" në kampionat këtë edicion kanë vështirësuar jo pak pozitat e këtyre dy skuadrave të cilat kërkojnë një "goleador" i cili mund t'i përgjigjet këtyre kërkesave në fushën e lojës dhe në një kampionat më të luftuar.
Do të duhen plot 60 milionë euro për të bindur "Djallin" dhe më specifikisht drejtorin sportiv Igli Tare, i cili edhe pse ka qëndruar pro qëndrimit të sulmuesit në Milano, duket se i ka humbur durimi me të dhe mund ta përdor kartonin e tij si një "kartë" për investime të tjera.
