Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Idhulli im është Cristiano Ronaldo”, Hojlund: Në Serie A vetëm 3 sulmues janë më të mirë se unë

Shkruar nga NEWSPORT
“Idhulli im është Cristiano Ronaldo”, Hojlund: Në
Rasmus Hojlund

Dëmtimi i Romelu Lukakut bëri që Napoli të përforconte sulmin me Rasmus Hojlund në formë huazimi nga Manchester United. Sulmuesi danez vjen me një vetëbesim të madh në një intervistë për mediat në këtë fillim sezoni.

“Si 22-vjeçar kam luajtur në ekipe me përvojë, por dua të qëndroj te Napoli. Dua të bëhem një sulmues që shënon shumë. Vitet e fundit jan përmirësuar, por kam ende për të mësuar.

Cristiano Ronaldo është idhulli im. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet dhe është i përkushtuar të bëhet më i mirë.

Dëmtimi i Lukakut? Ne mezi presim rikthimin e tij, por Napoli ka edhe sulmues të tjerë të mirë si Lucca dhe Ambrosino.

Sulmues më të mirë se unë? Në Serie A do të zgjidhja Lukaku, Vlahovic, Lautaro Martinez dhe i katërti unë”, u shpreh Hojlund.

Poll

Lexo gjithashtu