Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I zuri vendin Asllanit tek Interi, Sucic “ngrihet në qiell” nga legjenda e futbollit: Ai është si Brozovic

Shkruar nga NEWSPORT
I zuri vendin Asllanit tek Interi, Sucic “ngrihet në qiell” nga
Kristjan Asllani & Petar Sucic

Paraqitja e shkëlqyer e Petar Sucic në debutimin e tij me Interin në Serie A përballë Torinos, ka mahnitur shikuesit e kampionatit italian. Një prej tyre është legjenda e futbollit kroat, Robert Prosinecki.

Sucic i cili erdhi në kampin zikaltër për të zënë vendin e Asllanit, është krahasuar së fundmi edhe me Brozovic. Në një intervistë për mediat italiane, Prosinecki ka thurur elozhe për 21-vjeçarin.

“Sucic mund të jetë titullar për një ekip të madh si Interi. Pjekuria e tij është ajo e një djali shumë më të madh se 21 vjeç. Petar nuk ka frikë ta mbajë topin në këmbët e tij dhe përpiqet të luajë me të ose të godasë portën.

Sucic është ende duke u rritur, madje edhe fizikisht, por në fund, mendoj se ai mund të bëhet edhe më i fortë. Ashtu si Brozovic, ai vrapon shumë, kilometra nëpër fushë, di si të mbulojë mbrojtjen dhe të gjejë pasimin e duhur”, u shpreh Prosinecki.

Poll

Lexo gjithashtu