Pak ditë më parë qarkulluan emrat të cilët ishin të përfshirë në skandalin e Milanos, ku futbollistë të njohur të Serie A nga klubet më të mëdha si Juventus, Inter dhe Milan kishin marrë pjesë në ngjarjen që po hetohet momentalisht nga Guardia di Finanza, në operacionin me fokus tek "prostitucioni" dhe organizimet e jetës së natës.
Mes tyre, është dhe ylli i kuqezinjve, Rafael Leao, i cili ka bërë një sqarim në rrjetin e tij social duke shpjeguar se nuk ka asnjë lidhje me situatën e polarizuar nga mediumi italian.
"Në ditët e fundit, emri im, si shumë futbollistë të tjerë, jemi shfaqur në websajte, rrjete sociale dhe gazetat referuar një investigimi nga Zyrat e Prokurorisë në Milano. Dua ta bëj të qartë se unë jam plotësisht i papërfshirë në faktet e dala nga investigimi. Nuk jam përfshirë dhe nuk i qëndroj asnjë krimi", shkroi Leao në Instagram.
Më tej, portugezi u bëri thirrje të gjithëve që të tregojnë respekt për imazhin e tij dhe të shmangin përdorimin e emrit të sulmuesit në rrethana të tilla.
"I kërkoj të gjithëve që të shmangin emrin tim me situata të tilla, pa marrë parasysh të vërtetën dhe respektin për jetën time private. Përpara se të jemi futbollistë, jemi njerëz me familje dhe reputacion", përfundoi konstatimin 26-vjeçari.
Krahas tij, te Milan kanë përfunduar në "lupën" e hetimeve dhe lojtarët e tjerë si De Winter, Menez dhe ish-i francez, sulmuesi Olivier Giroud.

