
Lazio, Hysaj
Lazio do të rikthehet në fushën e lojës të dielën në mbrëmje, për të zhvilluar derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Në prag të këtij takimi, një prej mbrojtësve të skuadrës bardhekaltër ka kryer një operacion.
Bëhet fjalë për Samuel Gigot, operacioni i të cilit shkoi me sukses ditën e sotme. Lazio njoftoi këtë gjë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se mbrojtësi francez kreu operim në kyçin e këmbës.
Tashmë Gigot do të nisë fazën e rikuperimit në Francë, ndërsa rikthimi i tij është ende i paditur. Të tjerë lojtarë që rrezikojnë pjesëmarrjen në derbi ndaj Romës janë Lazzari, Patric dhe Castellanos.
Poll