Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbja me Udinesen "mbushi kupën" te Milani, ja kush rrezikon nëse s'ka kualifikim në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Udinesen "mbushi kupën" te Milani, ja kush rrezikon
Milan

Humbja në shtëpi me rezultatin 0-3 ndaj Udineses rrezikon të flakë të gjithë punën e bërë që prej fillimit të sezonit te Milani, klub i cili aspiron të kthehet në Uefa Champions League vitin e ardhshëm. 

Kuqezinjtë pësuan disfatën e tretë radhazi në Serie A, duke konfirmuar kështu momentin negativ dhe krizën që po shoqëron çdokënd, që prej drejtueve e deri tek lojtarët të cilët kanë humbur identitetin e lojës.

Me ëndrrën për titullin që mund të quhet e kapitulluar, pasi Napoli i parakaloi në fitoren e javës paraardhëse dhe shkëputjes së Interit në krye, "Djalli" ndjen rrezikun e një tjetër objektivi të shpërdoruar, pasi zona Champions nuk ofron më komoditetin e dikurshëm.

Për këto arsye, situata do të ndiqet me intensitet të madh, pasi çdo gabim do të hyjë në llogaritë e presidentit Gerry Cardinale i cili mund të vë "dorë të hekurt" nëse klubi dështon të përmbushë objektivin më minimal. 

Në stafin e drejtuesve rrezikojnë Giorgo Furnali dhe Igli Tare, të cilët mund të humbasin besimin e presidentit nëse puna që kanë bërë nuk e merr siç duhet mbrapsht shpërblimin. Sakaq, në skuadër, janë të shumtë lojtarët që e ndjejnë riskun e "fshesës", pasi askush nuk do tolerohet për paraqitjet e dobëta. 

Pjesa kyçe e formacionit si Leao, Pulisic, Tomori dhe Loftus Cheek janë në "lupën" e largimit dhe në rast se ofertat do të vijnë drejt tyre, askush nuk do i thoshte jo kësaj ideje, për të gjeneruar të ardhura.  

Poll

Lexo gjithashtu