Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Goditje e dyfishtë në sulm, Juventusi “blindon” repartin ofensiv

Shkruar nga NEWSPORT
Goditje e dyfishtë në sulm, Juventusi “blindon” repartin
Jonathan David dhe Edon Zhegrova

Teksa po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Dusan Vlahovic, Juventusi ka përparuar edhe për afrimet e mundshme. Një prej tyre është Jonathan David siç dihet prej ditësh.

Sulmuesi kanadez do të lirohet nga Lille në fund të qershorit dhe do të jetë lojtar i lirë. “Zonja e Vjetër” i ka ofruar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 3-4 vjeçare.

Në Itali bëjnë të ditur se edhe vetë sulmuesi është gati të pranojë ofertën e bardhezinjve. Por nuk pritet që të jetë vetëm Jonathan David si afrim për sulmin.

Juventusi është rikthyer te ‘fiksimi’ i vjetër, Jadon Sancho. Sulmuesi britanik nuk është në planet e Manchester United dhe pritet të huazohet sërish. I vetmi problem në kampin torinez është rroga e tij e lartë prej 15 milionë eurosh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga