Pas barazimit 2-2 në “Olimpico”, Atalanta dhe Lazio do të përballen sonte në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Sfida që do të zhvillohet në Bergamo, do të nisë në orën 21:00.
Tashmë dy trajnerët, Raffaele Palladino dhe Maurizio Sarri kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë.
Kështu, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar një fanellë titullari te Atalanta për këtë duel. Në krahun tjetër, trajneri i Lazios, Sarri e ka lënë shqiptarin tjetër, Elseid Hysajn të “gozhduar” në stol.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare respektive, për këtë duel që vendos finalistit e dytë të Kupës. Kujtojmë që fituesi i mbrëmje së sotme, do të përballet në finalen e madhe me Interin.
