Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gëzimi në familjen e Modric, ish-mesfushori kroat: Luka duhet të falënderojë Igli Taren!

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzimi në familjen e Modric, ish-mesfushori kroat: Luka duhet të
Igli Tare, Luka Modric & Ivan Rakitic

Ish-mesfushori kroat, Ivan Rakitic ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Luka Modric. Tani në rolin e Drejtorit Sportiv të Hajduk Split, Rakitic tregon bisedëm me Modric, duke theksuar se 40-vjeçari është i lumtur në Milano dhe kjo falë Igli Tares.

“Folëm dje bashkë. Luka është shumë i lumtur, më ka ftuar në Milano, më thotë se futbolli është shumë më i ndryshëm se në Spanjë, por ndjehet shumë mirë. Është shumë i lumtur me shokët e ekipit dhe me jetën në Itali.

Familja e tij po i gëzohet këtij kapitulli të ri dhe për ne futbollistët, familja është gjithmonë shumë e rëndësishme. Luka për të gjithë këtë duhet të falënderojë Igli Taren, ishte ai që e solli te Milani”, është shprehur ish-mesfushori kroat, Ivan Rakitic.

Poll

Lexo gjithashtu