
Kevin de Bruyne
Kevin De Bruyne ka vendosur të transferohet tek Napoli këtë merkato verore. Mesfushori i Kombëtares belge nuk rinovoi kontratën me Manchester Cityn dhe do të vazhdojë karrierën në Serie A.
33-vjeçari do të firmosë një kontratë me Napolin për 2 vitet e ardhshme, ku do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon. Së shpejti pritet që gjithçka të bëhet zyrtare.
Siç raportojnë mediat italiane, De Bruyne mund të mbërrijë në Itali ditën e hënë. Më pas, ai do të niset drejt Belgjikës ku është grumbulluar nga Kombëtarja për sfidat kualifikuese të Botërorit.
Poll