
Marash Kumbulla
Tashmë është e konfirmuar, Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës. Tekniku italian do të largohet nga Atalanta dhe do të marrë së shpejti drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.
Por së bashku me Gasperinin në Romë do të rikthehet dhe Marash Kumbulla që është i huazuar aktualisht tek Espanyol. Ende pa u zyrtarizuar tek Roma, tekniku italian ka marrë vendimin për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Siç raportojnë mediat italiane, Marash Kumbulla pëlqehet nga Gasperini dhe do të qëndrojë në kryeqytet. Duke parë dhe largimin e Hummels, shqiptari do të qëndrojë në Romë.
Poll