Mungesa e Adrien Rabiot pritet të jetë e dukshme në përballjen e radhës së Milanit ndaj Lazios. Suksesi në derbi përballë Interit erdhi me pasoja për francezin i cili pas kartoni të verdhë, i duhet të qëndrojë jashtë “planeve” të Max Allegrit për këtë duel tjetër interesant në Serie A.
Në vend të mesfushorit 30 vjeçar, trajneri livornez ka vetëm dy alternativa për këtë pozicion. Bëhet fjalë për italianin Samuel Ricci dhe mesfushorin me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, ky i fundit një “bast” i drejtorit sportiv Igli Tare në verën e vitit që lamë pas.
Kanë mbetur edhe 48 orë nga zgjedhjet e Allegrit, mundësitë janë të shumta që Jashari të rikthehet titullar sërish për një ndeshje delikate, të cilën kuqezinjtë do tentojnë ta shfrytëzojnë në maksimum për të mos u shkëputur nga Interi kryesues, ku diferenca mes dy rivalëve të qytetit është 7 pikë.
