Përmes një “story” të fundit në “Instagram”, mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos ka “pozuar” përkrahë mesfushorit të Milanit Luka Modric. Të dyja kanë qënë pjesë e Real Madrid në të kaluarën, duke fituar një “mal” me trofe te “Galaktikët”.
Që prej 1 janarit të këtij viti, Ramos është pa ekip dhe kërkon një aventurë të re profesionale. Mundësia që ish-kapiteni i Realit të kalonte te Milani ishte si opsion, por që mbeti “teori” në “letër”, pra e pafinalizuar.
Dëshira e 39-vjeçarit është të luaj në Kupën e Botës me Spanjën dhe transferimi në një klub elitar, e shoqëruar me rendimentin bindës, do i rriste shanset. Gjithsesi, shanset që mbrojtësi qëndror të jetë pjesë e “Furisë së Kuqe” në Botëror pas disa muajësh janë thuajse zero.
