
Inter
Ylli i ekipit të Interit Lautaro Martinez sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë shokun e ekipit Hakan Calahanoglu pas eliminimit në Botërorin e Klubeve. Menjëherë u hodhën aludimet se kjo krisje do të kishte “kokë turku” në skuadër.
Por në një postim të fundit të sulmuesit argjentinas duket se i ka sheshuar gjërat dhe kanë rikthyer qetësin te zikaltërit. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto nga dy protagonistët, teksa shihen pranë njërit-tjetrit të lumtur.
Mesa sa kuptohet hatërmbetjet janë pjesë e së shkuarës dhe ata janë gati për të zhvilluar një tjetër sezon nën urdhërat e trajnerit të ri Cristian Chivu.

Poll