Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTO/ Juventus çudit me fanelën e re, tifozët i cilësojnë futbollistët si të “burgosur”

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Juventus çudit me fanelën e re, tifozët i
Juventus

Ditën e sotme, klubi i Juventusit ka publikuar fanelën e 4-të për sezonin 2025-2026. Tradita vazhdon në kombinimin mes të bardhës dhe të zezës, dy ngjyrat identifikuese të Juves.

Dizenimi jo i ngarkuar dhe tepër i thjeshtë mban “firmën” e markës botërore të veshjeve “Adidas”. Komentet ironizuese për këtë fanel kanë qenë masive, madje edhe nga vetë mbështetësit e “Zonjës së Vjetër”.

Ata e kanë cilësuar si të ngjashme me uniformën e të burgosurve, e shoqëruar edhe me “meme” të ndryshme në trajtë tallëse.

Edhe pse Juventusi zhvilloi merkato të kënaqshme gjatë verës së 2025-ës, ata janë larg pritshmërive, 5-të në Serie A dhe një hap larg eleminimit në Champions League, pas humbjes 2 – 5 nga Galatasaray, faza e 1/16-ave.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juventus (@juventus)

   

Poll

Lexo gjithashtu