Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fitoi 5-0 ndaj Torinos, Cristian Chivu vendos rekord në debutimin e tij te Interi

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi 5-0 ndaj Torinos, Cristian Chivu vendos rekord në debutimin e tij te
Cristian Chivu

Cristian Chivu debutoi zyrtarisht te Interi në kampionat ndaj Torinos. Një debutim “ëndrrash” për të, i cili triumfoi 5-0 ndaj torinezve.

Një fitore e rëndësishme, por që do të mbahet mend gjatë nga rumuni. Kjo pasi ka vendosur rekord, ku sipas “OPTA” është trajneri i parë zikaltër që fiton ndeshjen e parë debutuese në Serie A me 5 gola diference.  

43-vjeçari e nis kështu siç duhet dhe me këmbën e mbarë aventurën e tij si trajner te Interit. Skuadër me të cilën si futbollist ka luajtur në 169 ndeshje zyrtare.

Ndërkohë Interi ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajë të dielën ndaj Udineses.

Poll

Lexo gjithashtu