
Ismael Bennacer dhe Yacine Adli
Edhe pse këtë sezon ka zhvilluar paraqitje tepër të mira me fanellën e Fiorentinës, Yacine Adli nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Toskanë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori në një njoftim zyrtar.
Yacine Adli do të mbyllë aventurën 1-vjeçare i huazuar tek Fiorentina dhe do të rikthehet sërish në kampin e Milanit. Këtë sezon me fanellën e Fiorentinës, 24-vjeçari bëri paraqitje tepër premtuese.
Në 26 ndeshje të zhvilluara në Serie A, Adli gjeti 4 herë rrugën e rrjetës dhe 6 asistime. Milani e bleu mesfushorin francez nga Bordeaux në 2021 për shifrën e 9 milionë eurove.
View this post on Instagram