
Igli Tare
Situata Jashari – Milan, ka mërrë një tjetër rrjedhë. Mesfushori shqiptar duket më pranë se asnjëherë kalimit te Milan, teksa klubi italian me Club Brugge kanë gjetur akordin pas më shumë se 1 muaj.
Milan do të paguajë 33.5 milionë euro “në dorë”, ndërsa do të kapë shumën e 38 milionë eurove duke shtuar edhe bonuset. Ndërkohë që vetë futbollisti pritet të firmosë me kuqezinjtë kontratë 5-vjeçare.
Një fitore për Igli Taren, i cili arrin të transferojë një nga “dëshirat” e tij më të mëdha në “San Siro”. Sipas mediave italiane, Milan dhe Club Brugge po vendosin për detajet e fundit, teksa bisedimet janë intensive.
Poll