
Claudio Ranieri
Claudio Ranieri e mbylli aventurën e tij si trajner me humbje. Cagliari i tij u mposht me rezultatin 2-3 nga Fiorentina. Por askush nga Cagliari nuk e kishte mendjen te golat.
Në prag të ndeshjes gjithçka ishte e bukur dhe shumë emocionuese. Si lojtarë të Cagliarit, Fiorentinës, por edhe tifozët së bashku me arbitrat filluan duartrokitjet duke nderuar legjendën Ranieri.
Tekniku 72-vjeçar nuk i mbajti dot lotët, teksa shumë i emocionuar nuk reagonte, por thjeshtë qëndronte stoik përballë mijëra admiruesve.
Poll