
Ilustrim / Ramadani & Berisha - Elseid Hysaj
Elseid Hysaj është një objektiv i Lecces për merkaton e janarit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga klubi i Lecces, ndërkohë që te Lazio i kanë bërë ‘dalje’ me kohë.
Transferimi i tij duket shumë afër, megjithatë Lazio nuk dëshiron të mbesë pa shqiptarë në ekip. Sipas mediave italiane, klubi lacial kërkon që në shkëmbim të Hysajt të marrë mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Medon Berishën.
Ky i fundit është kthyer në titullar te Lecce, duke i marrë vendin edhe Ylber Ramadanit. Pritet të shihet nëse kjo kërkesë e klubit të Lazios të pranohet nga pala tjetër italiane.
Poll