Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Edon Zhegrova nuk ndalet te Juventusi, stërvitje individuale edhe në ditë pushimi

Shkruar nga NEWSPORT
Edon Zhegrova nuk ndalet te Juventusi, stërvitje individuale edhe në
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova nuk ka ndërmend të ndalet. Shqiptari ka vendosur të zbresë në fushë edhe në ditë pushimi. Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se sulmuesi ka preferuar të zhvillojë stërvitje individuale edhe në ditën e pushimit që Luciano Spalletti i ka dhënë ekipit.

Një mënyrë kjo nga lojtari “Dardanë” për të mbajtur formën. Ky veprim i Zhegrovës është parë si një mesazh i qartë për trajnerin e Juves dhe drejtuesit, duke treguar kështu se është i përqendruar të bëjë më të mirën me bardhezinjtë”.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se lojtari punoi në aspektin fizik dhe në rikuperim, duke shfrytëzuar ditën për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe për të qenë gati për sfidat e radhës.

Edon Zhegrova nuk ndalet te Juventusi, stërvitje individuale edhe në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu