Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAPRITUR/ Trajneri i ekipit italian përfundon në spital, klubi me njoftim ZYRTAR

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Trajneri i ekipit italian përfundon në spital, klubi me
Vincenzo Italiano - Igor Tudor

I papritur është lajmi që vjen nga skuadra e Bolognas. Vincenzo Italiano është shtruar në spital. Timonieri i skuadrës italiane do të qëndrojë i shtruar për 5 ditë, ndërsa do të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Bolognas nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ndërsa zbulon edhe arsyen dhe gjenden e trajnerit të tyre. Italiani do të qëndrojë i shtruar në repartin e pneumologjisë në Spitalin Sant’Orsola-Malpighi për të marrë mjekimin e duhur dhe për të bërë disa terapi specifike me antibiotikë.

I ndikuar nga gjendja e tij jo e mirë, 47-vjeçari humbet 2 ndeshjet e ardhshme. Nuk do të mund të drejtojë Bolognan në Europa League në sfidën ndaj FCSB në mesjavë dhe ndaj Fiorentinës në Serie A në fundjavë.

Poll

Lexo gjithashtu