Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAPRITUR/ Po “çmend” Sylvinhon, Lazio i jep fund bashkëpunimit me lojtarin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Po “çmend” Sylvinhon, Lazio i jep fund
Lazio

Arjon Ibrahimovic nuk është më lojtari i Lazios. Ky është vendimi i fundit i lacialëve. Sulmuesi i ka dhënë “duart” kryeqytetasve pasi nuk kishte hapësira të nevojshme te bardhëekaltërit. Ibrahimovic ishte i huazuar nga Bayern Munich te Lazio, por ekipi i Maurizio Sarrit nuk u bind të blinte kartonin e talentit me origjinë shqiptare.

Edhe pse do të kthehet në Mynih, nuk pritet që Arjoni të fitojë rol të rëndësishëm në urdhërat e trajnerit Vincent Kompany. Marrë në konsideratë faktin që te bavarezë ka një “artileri të rëndë” me yje, bën të mendosh se Ibrahimovic do të huazohet apo largohet përfundimisht nga Mynihu.

Federat Shqiptare e Futbollit është në ndjekje të Arjon Ibrahimovic për të marrë në gjirn e saj, pasi deri në këtë moment, ai bën pjesë në moshat e Gjermanisë. Trajneri Sylvinho ka kohë që po e monitoron sulmuesin premtues, por fjala e fundit do i takojë vetë lojtarit 19-vjeçar.       

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga