Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAPRITUR/ Igli Tare nuk falet, Gjykata Sportive merr VENDIMIN për drejtorin e Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Igli Tare nuk falet, Gjykata Sportive merr VENDIMIN për
Igli Tare

Gjykata Sportive në Itali ka bërë publike vendimet disiplinore për javën e fundit të kampionatit. Vëmendja kryesore u përqendrua te Juventus me pezullimet e Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, por sanksion nuk i shpëtoi as Igli Tare.

Drejtori sportiv i Milan është ndëshkuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh për incidentin pas ndeshjes ndaj Pisa. Sipas raportit, ai ka shfaqur sjellje agresive ndaj arbitrit Michael Fabbri pas përfundimit të takimit.

Në njoftim theksohet se Tare protestoi ashpër për vendimet e gjyqtarëve dhe hyri në fushë pas vërshëllimës finale. Milan fitoi 1-2 ndaj Pisas, ndërsa Adrien Rabiot u ndëshkua me karton të kuq në shtesë dhe do të mungojë në përballjen e radhës me Como.

 

Poll

Lexo gjithashtu