
Sam Beukema
Napoli ka përforcuar repartin difensiv me një mbrojtës të rivalëve të kampionatit. Sam Beukema do t’i japë lamtumirën skuadrës së Bolognas që sezonin e ardhshëm të luajë për kampionët e Italisë.
Siç raporton Fabrizio Romano, mbrojtësi holandez ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Napolin. Kampionët e Italisë do të paguajnë 31 milionë euro për të transferuar Beukeman.
Mbrojtësi holandez ka qenë prej kohësh një dëshirë e madhe e teknikut Antonio Conte. Me ardhjen e Beukema, rritet edhe më tepër konkurrenca e Amir Rrahmanit në kampin “blu”.
View this post on Instagram
Poll