
Bailey & Asensio
Roma ka arritur të përforcojë repartin ofensis me një transferim që do të mbërrijë nga Premier League. Bëhet fjalë për Leon Baileyn i cili do të largohet nga Aston Villa për të vazhduar në Serie A.
Siç raporton Fabrizio Romano, kryeqytetasit e Italisë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin xhamaikan. Fillimish Bailey do të bashkohet me Romën në huazim për 2-3 milionë euro.
Nëse sulmuesi bind verdhekuqtë, këta të fundit mund të aktivizojnë opsionin e blerjes që është 22 milionë euro. Javën e ardhshme pritet që xhamaikani të kryejë vizitat mjekësore me Romën.
View this post on Instagram
Poll