
Massimiliano Allegri
Pas vetëm një sezoni të qetë dhe pushim, Massimiliano Allegri do të rikthehet në detyrë. Ish-trajneri i Juventusit do të rikthehet në Serie A, por jo për të marrë drejtimin e bardhezinjve.
Siç raportojnë mediat italiane, Massimiliano Allegri do të rikthehet tek Milani. Ish-tekniuku i kuqezinjve për disa sezone, thuhet se do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare dhe do të drejtojë kuqezinjtë që nga sezoni i ardhshëm.
Pasi e drejtoi “djallin” nga viti 2010 deri në 2014, Max Allegri do të rikthehet sërish në Milano për të marrë drejtimin e tyre. Sëbashku me teknikun, do të jetë dhe Padoin në stafin e tij, ish-lojtari i Juventusit.