Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Napoli apo Juventus? Antonio Conte vendos për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Napoli apo Juventus? Antonio Conte vendos për të ardhmen
Antonio Conte kur ishte pjesë e Juventus

Antonio Conte do të vazhdojë të jetë trajner i Napolit. Gjithçka është e kryer, me trajnerin italian që ka rënë plotësisht dakord me presidentin e napoletanëve, Aurelio De Laurentiis.

Trajneri italian së shpejti do të firmosë kontratën e re me Napolin, duke hedhur poshtë kështu hipotezën e largimit. Vlen të përmendet se Conte ishte shumë pranë rikthimit te Juventus, por presidenti De Laurentiis këmbënguli shumë, duke e bindur “timonierin” të qëndrojë.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Conte bëri mjaft mirë me Napolin. Ai dhe ekipi i tij u shpallën kampionë në Serie A, duke lënë pas Interin, me titullin që u vendos në javën e fundit të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga