Igli Tare
Gazetari sportiv Fabrizio Romano e ka bërë fakt të kryer akordin mes klubit të Milanit dhe sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug.
Drejtori sportiv i “Djallit” Igli Tare ka besim te aftëistë e 32-vjeçarit dhe beson se ai mund të jetë pikë referimi në majë të sulmit, ndryshe nga sa po ndodh me “pykën” aktuale Santiago Gimenez.
Kuqezinjtë dhe West Ham United janë në bisedime të avancuara për të finalizuar marrëveshjen. Fullkurg nuk ka arritur të lërë “gjurmë” te londinezët dhe kërkon një tjetër aventurë.
Dëmtimet e shpeshta të sulmuesit kanë ndikuar te rendimenti i ulët në ekipin e “Çekanëve”, vetëm 3 gola në 29 ndeshje.
Poll
