Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E do kapiteni “legjendar” i Romës, Kristjan Asllani shumë pranë transferimit te 9 herë kampionët e Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
E do kapiteni “legjendar” i Romës, Kristjan Asllani shumë
Kristjan Asllani

Raportimet e fundit nga Italia për të ardhmen e mesfushorit Kristjan Asllani janë premtuese. Sipas gazetarit sportiv Gianluca Di Marzio, trajneri i Genoa-s Daniele De Rossi, po këmbëngul për të marrë në ekip mesfushorin e Kombëtares.

Nuk jepen detajet, nëse kemi të bëjmë me blerjen përfundimtare të shqiptarit, apo do huazohet deri ne verë. Aktualisht, kartoni i Asllanit i përket Interit, ndërsa ende bën pjesë te Torino, i huazuar, por që nuk është më në planet e trajnerit të “Demave” Marco Baroni.

Vijohet më tej se Interi është i gatshtëm ta pranojë këtë lëvizje. Pas 20 javësh në Serie A, Genoa mban vendin e 15-të me 19 pikë, ndërsa rrezikon rënien nga elita e futbollit italianë. Për informacion, Genoa e ka fituar kampionatin plotë 9 herë.

       

Poll

Lexo gjithashtu