Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Shok me Gjimshitin, bomberi i bën “bllok” bergamaskëve pas refuzimit të ofertës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Shok me Gjimshitin, bomberi i bën “bllok”
Atalanta

Sulmuesi i Atalantës Ademola Lookman ka mbetur i shtangur nga përgjigja e klubit të tij pas ofertës së Interit prej 42 milionë euro, plus 3 milionë euro të tjera shtesë. Është e qartë se bomberi nigerian nuk do të qendrojë më në “Gewiss Stadium”. Veprimi i fundit nga 27-vjeçari ka trazuar “ujërat”.

Ai ka hequr në rrjetin sociale “Instagram” përshkrimin si lojtar i Atalantës. E dukshme se hendeku mes nigerianit dhe klubit ka filluar të zgjerohet e nuk dihet se si do shkojë përfundimi.

Lookman dhe zikaltërit kanë arritur marrëveshje, me pagë 4.5 milionë euro në sezon deri në 2030, por vendimi final i takon bergamaskëve. Sipas “TMË”, Interi nuk ka ndërmend t’a rrisi më ofertën, çka do të thotë se gjithçka duhet te zgjidhte mes Atalantës dhe sulmuesit afrikan.          

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga