Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Jurgen Klopp rikthehet në stol? Pronari i klubit italian thotë hapur gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jurgen Klopp rikthehet në stol? Pronari i klubit italian
Jurgen Klopp

Në fundin e këtij sezoni, Claudio Ranieri do të largohet nga stoli i klubit të Romës. Duke pasur edhe një ndeshje për të zhvilluar dhe për të parë nëse verdhekuqtë do të shkojnë në Champions League, një hipotezë e re ka dalë në pah.

Tashmë po përflitet për një opsion ku Jurgen Klopp të marrë drejtimin e Romës. Ishte vetë pronari i klubit kryeqytetas që e ka lënë të hapur një kalim të teknikut gjerman tek Roma.

“Nuk është një opsion i pamundur. Do të ishte zgjedhja e tij, e cila do të thyente rrjetin dhe do të sillte përsëri entuziazmin e pakontrollueshëm që pasoi njoftimi i Jose Mourinhos. Nuk e di nëse do të ketë sukses, por nuk kam dyshim se po përpiqemi”, u shpreh Dan Friedkin.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga