
Drejtori Sportiv i klubit të Milanit Igli Tare ia ka dalë mbanë të bindë Granit Xhakën ti bashkohet kuqezinjëve në këtë merkato verore. Sipas raportimeve të fundit nga “Calciomercato.com”, mesfushori, i cili është me origjinë shqiptare, ka arritur marrëveshje me klubin nga Milano për një kontratë 4-vjeçare.
Më tej thuhet se rroga e Xhakës te ekipi i Allegrit do të jetë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset. Tashmë mbeten vetëm detajet e fundit mes Milanit dhe Bayer Leverkusen.
Në edicionin e funidt, Graniti e djerësiti fanellën e “Aspirinave” në Bundesligë plotë 33 herë, e përkthyer me 2 gola dhe 7 asiste. Kartoni i mesfushorit sipas mediumit ekspert të vlerës së lojtarëve “Transfermarkt” kap kuotën e 12 milionë euro.