
Ardon Jashari - Granit Xhaka - Igli Tare
Ardon Jashari pritet të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mesfushori shqiptar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Club Brugge në Belgjikë, për të nisur një të re në Serie A.
Kërkesa e Brugge është 35 milionë euro, ndërsa deri më tani, klubi italian ka ofruar 30 milionë euro. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është 5 milionë euro, shifër e cila tani po diskutohet nga Igli Tare me drejtuesit e Brugge.
Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas. Madje, Jashari u shpall edhe “Lojtari i Vitit” në Belgjikë, duke spikatur me talentin e tij.
Poll