Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është paditur për kontabilitet financiar të rremë për vitet 2019, 2020 dhe 2021. Sipas ANSA, hetimet lidhen me transferimin e Kostas Manolas në vitin 2019 dhe fitimet e dyshuara fiktive nga blerja e Victor Osimhen në vitin 2020.
Marrëveshja për Osimhen ka hapur dyshime të forta, pasi Napoli pagoi 76.3 milionë euro për sulmuesin. Në marrëveshje u përfshinë edhe Karnezis dhe disa lojtarë të rinj, çka i lejoi klubit të regjistronte rreth 20 milionë euro fitim kapital.
Edhe transferimi i Manolas është nën hetim, pasi Roma regjistroi fitim kapital në ditën e fundit të afatit fiskal. Mbrojtësi dështoi te Napoli dhe u shit për vetëm 1.5 milionë euro, duke i sjellë klubit një humbje të ndjeshme financiare.
