Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Duhet të ruajmë fitoret e arritura”, Allegri para sfidës me Udinesen: Leao po ecën mirë, shpresoj ta rikthejmë kundër Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të ruajmë fitoret e arritura”, Allegri para
Massimiliano Allegri

Milani do të rikthehet në fushën e lojës nesër në mbrëmje ku do të sfidojë Udinesen në transfertë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqezinjve Massimiliano Allegri ka dalë në konferencë për shtyp. Kujtojmë se ai nuk do të jetë në stol për këtë takim pas një kartoni të kuq në ndeshjen e fundit.

“Vijmë pas dy fitoreve dhe nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Udinese ka shtatë pikë, është një ekip shumë fizik dhe të luash në transfertë është shumë e vështirë. Nesër është një provë e rëndësishme për ne, duhet të ruajmë dy fitoret që kemi arritur.

Gjendja e Leaos? Ai po rikuperohet, shpresojmë ta kemi përsëri javën tjetër dhe të gatshëm për ndeshjen kundër Napolit. Leao ka qenë jashtë prej disa javësh, do të duhet ta vlerësojmë. Maignan gjithashtu është mirë, ai do të jetë në portë kundër Leçes të martën”, u shpreh Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu