Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Do t’ju lëmë të vetëm në turpin tuaj”, Ultrasit e Milanit surprizë drejtuesve ndaj Monzas

Shkruar nga NEWSPORT
“Do t’ju lëmë të vetëm në turpin
Banditi Curva Sud - Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale

Ultrasit e Milanit kanë njoftuar se do të braktisin "San Siro" pas minutës së 15-të në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Monza këtë të shtunë, duke I lënë lojtarët dhe drejtuesit ‘të vetëm në turpin e tyre’.

Humbja 3-1 ndaj Romës e la ‘Djallin’ zyrtarisht jashtë Europës duke bërë që kuqezinjtë të vulosin një nga sezonet më të dobëta të dekadës së fundit për ta. Ultrasit kuqezinjë do të përdorin ndeshjen e fundit si shenjë proteste ndaj presidentit Gerry Cardinale, drejtorëve dhe lojtarëve.

“Nga Casa Milan do të ecim drejt stadiumit ku do të hyjmë vetëm për 15 minutat e para duke bërë që zëri ynë të dëgjohet Brenda San Siros. Më pas do t’I braktisim, t’I lëmë të vetëm në turpin e tyre, me qytetarinë dhe respektin që gjithnjë na ka karakterizuar. Duke respektuar pikëpamjet e secilit, një reagim masiv në të dyja eventet e të shtunës do të jetë jetike për të dërguar një mesazh të qartë nga e gjithë tifozëria kuqezi”, njofton tifogrupi.

Ultrasit e Milanit kanë qenë gjatë gjithë kohës kritikues, duke kërkuar nga presidenti Cardinale disa herë shitjen e klubit.

“Do t’ju lëmë të vetëm në turpin
Reagimi i Banditi Curva Sud Milano


 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga